Sulm i papritur me armë në një resort turistik

1934
Kliko per me shume info

Një resort turistik në Mali, i frekuentuar kryesisht nga turistë nga Perëndimi mësohet se është sulmuar nga persona të armatosur. Një zyrtar i Ministrisë së Sigurisë atje tha për Reuters se sulmi po ndodh në resortin Le Campement në Dougoukoro, në lindje të kryeqytetit Bamako.

Në vendngjarje mësohet se kanë shkuar trupa dhe ushtarë të anti – terrorit, ndërsa nuk dihet ende nëse ka të lënduar apo viktima. Sipas BBC, banorë të zonës thanë se kishin dëgjuar të shtëna me armë që vinin nga ky destinacion luksoz.

Kliko per me shume info

Mali përballet prej vitesh me xhihadistët, të cilët nuk janë të paktë në zonën veriore dhe ato qendrore të vendit.

Në Nëntor të 2015 -ës, të paktën 20 persona u vranë kur një person i armatosur rrëmbeu klientët dhe stafin e hotelit Radisson Blu, në Bamako.

Përgjegjësinë për këtë sulm e mori dega afrikano – veriore e Al Qaedës.

Mali është në gjendje emergjence që prej këtij sulmi.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here