Snajperisti kanadez vret terroristin e ISIS-it nga 3,540 metra… rekord botëror!

Bota

Një snajperist në forcat speciale kanadeze ka vrarë një terrorist të ISIS-it nga një distancë prej 3,540 metra në Irak gjatë muajit të kaluar, raportojnë mediat botërore.

Burimet ushtarake kanë bërë të ditur për Globe and Mail të Torontos se snajperisti është anëtar i Joint Task Force 2, dhe këtë veprim e ka kryer nga një ndërtesë e lartë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas këtyre raporteve thuhet se për të arritur objektivin plumbit i janë dashur 10 sekonda. Një gjë të tille për BBC e ka konfirmuar edhe Komanda Kanadeze e Operacioneve Speciale

Kjo qitje raportohet se është rekordi për largësinë më të madhe që është regjistruar deri më tani në një vrasje të konfirmuar.

Snajperisti ka realizuar këtë veprim duke bashkëpunuar edhe me një vëzhgues, i cili e ka ndihmuar në gjetjen e objektivit, ndërsa ai ka përdorur armën McMillan TAC-50.

Rekordin e mëparshëm e mbante snajperisti britanik, Craig Harrison, i cili kishte vrarë një taliban nga largësia prej 2,475 metra më 2009, duke përdorur armën 338 Lapua Magnum.

ME TE LEXUARAT