Skandali në Sarandë/ LSI denoncon: Drejtori i Spitalit presion punonjësve që të marrin pjesë në mitingun e PS në Vlorë

Politikë

LSI së fundmi ka denocnuar sot presionin sipas saj të drejtorit të Spitalit të këtij qyteti, ndaj punonjësve të këtij institucioni për të marrë pjesë në mitingun përmbyllës të PS-së që do të mbahet sot në Vlorë.

Sipas LSI-së, Rilindja e trembur nga paniku i humbjes ka urdhëruar drejtorin e spitalit Arjan Kalcuni, t’i ushtrojë presion administratës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI I LSI SARANDË

Lëvizja Socialiste për Integrim Sarandë denoncon me forcë presionin që drejtori i Spitalit të Sarandës ka ushtruar ndaj punonjësve për të marrë pjesë në mitingun e rilindjes në Vlorë.

Qyteti i Sarandës prej ditësh po vuan një presion të paimagjinueshëm nga rilindja dhe drejtuesit e saj.

E trembur dhe në panik nga humbja në 25 qershor, rilindja urdhëron drejtorin e spitalit Arjan Kalcuni, një ushtar i verbër i partisë, ti bëj presion personelit të spitalit të shkoj në miningun e sotëm në Vlorë.

Vetë drejtori Kalcuni në rolin e “fatorinos”, duke takuar personalisht çdo punonjës, i ka treguar për vendin dhe autobuzin! Në të kundërt infermierët dhe mjekët do të shkarkohen nga puna. Ndërsa spitali do të punojë me staf të reduktuar. Situata është e njejtë edhe në bashkinë e qytetit. I bëjmë thirrje task forcës dhe ministrit të shëndetësisë, ta shkarkojë urgjentisht nga detyra këtë abuzues flagrant me ligjin dhe personalitetin e mjekëve. Ndërsa prokuroria duhet të hetojë këtë shkelje flagrante të ligjit dhe mos lejojë përsëritjen e këtyre gjesteve skandaloze. Qytetarëve sarandjot, delvinjot, himarjot e gjithë bregut, i bëjmë thirrje të ruajnë qetësinë dhe të djelën ti japin 1 shans Shqipërisë, për më shumë punësim dhe më shumë mirëqenie.

ME TE LEXUARAT