Ish-deputeti i PD thumbon Bashën: Je edukuar në Europë, dorëheqja nuk është pushkatim

Politikë

Një tjetër demokrat i është bashkuar grupit të atyre që kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha. Kesaj here eshte Shrefedin Shehu ai i cili ka marre pjese ne debatin e hapur brenda PD-se pas humbjes se thelle ne zgjedhje.

Ish-deputeti Sherefedin Shehu ka reaguar me një mesazh të shkurtër në “Facebook”, ndërsa e ka cilësuar kërkesën e demokratëve për Bashën si veprim demokratik, dhe jo urdhër për pushkatim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kerkesa per doreheqje nuk eshte urdher per pushkatim. Ne jemi parti demokratike dhe Basha eshte rritur dhe edukuar ne Europe”, citohet në mesazhin e Shehut.

Kujtojmë se pasi Basha njoftoi ngrirjen e funksioneve të tij një ditë më parë dhe hapjen e garës për kreun e ri të PD, lumë deklaratash pasuan, ndërsa një grup demorkatësh kërkuan dorëheqjen e tij.

“Me efekt të menjëhershëm, kam vendosur të ngrij të gjitha funksionet e mia organizative si kryetar i PD dhe tua delegoj dy nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm për të organizuar me fuqi të plotë vendimmarrëse garën për kryetarin e PD sipas parimit një anëtar një votë. Unë kam projektin tim, do ta vlerësojnë demokratet ne një gare te hapur te ndershme dhe te barabarte. Gjeja me e lehte për mua do te ishte te largohesha por e di se cfare ka ndodhur…jo duke ikur por duke luftuar deri ne fund me demokratet dhe per ta”, tha Basha një ditë më parë.

ME TE LEXUARAT