Shqiptari rrëzohet nga 10 metra lartësi në Itali, ndodhet në gjendje të rëndë

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Itali, ku një shqiptar ka rënë nga një lartësi prej dhjetë metrash në vendin e punës dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Sipas informacioneve paraprake, i riu ishte duke punuar në çatinë e një kapanoni kur humbi ekuilibrin dhe ra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aksidenti në punë ndodhi këtë mëngjes në Via Nazionale Piemonte.

Mediat italiane thonë se shqiptari quhet Edmond Ndou, 33 vjeç, i cili u shpëtua nga një ekip i zjarrfikësve të Savonas, dhe u dërgua per mjekim në Santa Corona në Pietra Ligure, ku është shtruar në spital në gjendje kritike per jeten.

ME TE LEXUARAT