Shqiptari dhe e dashura e tij kapen me kokainë

Aktualitet

Një çift është arrestuar nga policia pasi u kap me një sasi të konsiderueshme kokaine dhe shuma të mëdha parash.

Ata u kapën në Firenze të Italisë me 2 kilogramë kokainë. Mediat italiane raportojnë se shqiptari është Leonard Gjoka 32 vjeç dhe e dashura e tij rumune, Florina Catalina Ancuta 25 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia kishte marrë informacion për një sasi kokaine që do të posedohej nga shqiptari dhe italiani. Autoritetet kontrolluan banesën e tyre në Loniga dhe nuk gjetën lëndë narkotike. Hetuesit më pas kontrolluan automjetin e tyre dhe zbuluan kokainën të fshehur në një vend të modifikuar enkas në automjet.

Përpos sasisë prej 2 kg kokainë, policia gjeti edhe një shumë parash prej 70 mijë Euro. Gjoka dhe Ancuta u arrestuan dhe do të merren në pyetje për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

ME TE LEXUARAT