Deklaratat për Maqedoninë, SHBA i përgjigjet Rusisë

Kosovë&Rajon

dash14Ambasada amerikane në Shkup reagoi ndaj deklaratës së Ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, i cili përmendi Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe, dy vende që duan ndërrimin e pushtetit në Maqedoni, për shkak të interesave energjitike.

“SHBA duan paqe dhe stabilitet në Maqedoni, si pjesë e qëllimeve tona afatgjata për një Evropë të bashkuar në liri dhe paqe.

Qytetarët e Maqedonisë dhe liderët e tyre në shumicë të konsiderueshme dëshirojnë që t’i bashkëngjiten BE-së dhe NATO-s, duke ditur se kjo është rruga më e mirë drejt sigurisë dhe prosperitetit të vendit. Ne plotësisht e ndajmë këtë qëllim”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane në Shkup.

ME TE LEXUARAT