SHBA rrëzon avionin e Assadit, reagon ashpër Rusia

Moska reagoi ashpër pas rrëzimit të një avioni luftarak sirian nga një avion i koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara në provincën Raqqa.

“Çdo mjet fluturimi që i përket koalicionit ndërkombëtar, e që vepron në perëndim të Eufratit, do të gjurmohet nga forcat antiajrore ruse në qiell e në tokë, e do të trajtohet si shënjestër”, deklaroi Ministria ruse e Mbrojtjes.

LEXO EDHE:  “Për 20 vjet BE ndoshta s’do të ekzistojë, por Serbia do të jetë”
Kliko per me shume info

Sipas saj, amerikanët nuk kanë përdorur asnjë kanal komunikimi, përpara se ta shembnin në tokë avionin e Damaskut.

“SU-22”-shi sirian u qëllua pasi po lëshonte bomba në afërsi të zonës ku qëndrojnë forcat demokratike siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.

Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë, që forcat e koalicionit të rrëzonin një avion të Damaskut. Siria e dënoi me forcë atë që e quan “sulm flagrant” me “pasoja të rrezikshme”.

LEXO EDHE:  Alarmohen shërbimet sekrete/ Sekretarja bënte seks në tavolinën e ministrit…dhe shpërndante informacione shtetërore!!

Episodi kërcënon – sipas ekspertëve, – ta përfshijë edhe më shumë Uashingtonin në luftimet siriane. Amerika i ka vënë disa herë në shënjestër trupat e regjimit në terren, kur kanë hyrë në të ashtuquajturat “zona përjashtimi”, të cilat shërbejnë për mbrojtjen e personelit trajnues amerikan në afërsi të kufirit me Irakun.

Rajoni në fjalë është duke u vendosur gjithmonë e më shumë edhe në fokusin e Iranit. Një ditë më parë, Rojet Revolucionare iraniane lëshuan drejt tij disa raketa, duke treguar kështu se lufta për kontrollin e këtij territori kyç po hyn në një spirale të rrezikshme.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here