Nesër votohet në Shqipëri, ish-gruaja e Shkëlzen Berishës lëshon mesazhin “bombë”

Showbiz

Më 25 qershor të votohet në Shqipëri për të zgjedhur qeverisjen e 4 viteve të ardhshme.

Ne lidhje me zgjedhjet nuk ka ndenjur indiferente nga Suedia, ish-gruaja e Shkëlzen Berishës, djalit të Sali Berishës, Sadije Berisha.

Ajo nuk kërkon votën për PD-në, siç shumë mund të mendonin por jep një mesazh shumë të fortë për shqiptarët ndërsa publikon këtë foto.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nesër është dita e votimit në Shqipëri.

Mjerisht, shumica …

• Nuk do të votojë për një program.

• Zakonisht nuk i njohin qëllimet e vërteta të udhëheqësit për të cilin votojnë.

• Ata nuk njohin asnjë udhëheqës personalisht.

• Besojnë verbërisht ato çfarë i kanë ushqyer mediat dhe premtimet e rreme të udhëheqësve.

• ata e ndjejnë nevojën që t’i përkasin një grupi, ngjyre dhe një kauze … nevoja për t’u bërë pjesë e një fisi është në ADN-në tonë.

• i përkasin një grupi në mënyrë që ata të mund t’ja fajësojnë dështimet dhe mjerimin e tyre grupeve të tjera

• Nuk e kuptojnë se kjo është ajo që liderët duan që ata të bëjnë në mënyrë që ata të mund të fitojnë pushtet mbi të tjerët.

• Asnjë udhëheqës që votoni sot apo gratë e tyre nuk do të sakrifikohen për ju apo për të ardhmen e Shqipërisë.

Ata kujdesen për të fituar pushteti pasi pushtetit është para dhe anasjelltas.

Shumë pak që kanë parë të vërtetën, nuk do të votojnë sot.

Pjesa tjetër, për fat të keq, ende do të ndjekë turmën e verbuar dhe injorante në kutitë e votimit duke menduar se po bëjnë një ndryshim për të ardhmen e tyre.

Ata nuk janë

Ata po ndryshojnë vetëm një udhëheqës të korruptuar, egoist për një tjetër.

Zoti ju bekoftë!”, shkruan Sadije Berisha.

ME TE LEXUARAT