Rrëfen të pathënat nga takimi në SHBA, Basha surprizon

Politikë

Lulzim Basha nga mitingu përnbyllës elektoral në Gjirokastër tha se Rama në vizitat e tij jashtë vendit nuk mendon për qytetarët, por për qejfet e tij, si ekspozita apo ndeshje sportive, ndërsa tha se, në vizitën e tij dy ditore në SHBA ka takuar kapitenët e ekonomisë botërore që pas datës 25 qershor do të investojnë në vendin tonë me ardhjen në pushtet të Republikës së Re.

“Edi Rama erdhi me premtime të mëdha, po s’kishte plan ti mbante. Ai kishte plan të godiste qytetarët e pafajshëm me taksa të larta, me faturën e energjisë që e çoi më të lartin në Ballkan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me çmimet e ushqimeve më të larta dhe fuqinë blerëse e rroga e pensione më të ulëta në Ballkan. Ato që duhet ti rriste, Rama i uli, shih këtu subvencionet për fermerët. La mijëra maturantë jashtë dyerve të universiteteve. Kjo ishte qeverisja e Edi Ramës dhe vendimet e Edi Rama. Kishte 16 miliardë euro në dispozicion dhe katër vite kohë, por s’kishte e s’pati kohë të punonte për qytetarët”, tha kryedemokrati.

Kreu i opozitës Lulzim Basha u ndal sot në Permet, duke folur me qytetarët për hallet e tyre dhe me sipërmarrësit e vegjël për taksat e larta. Në një komunikim me një qytetar, ai i ka thene se ku do gjenden fondet per rritjen e pensioneve

Dialogu:

Basha: Do rrisim pensionet

Qytetari: Epo mirë po ku do ta gjejmë atë fondin që të na rriten pensionet?

Basha: Ta them unë, s’do mbjellim më palma.

Qytetari: Palma? Po do mbjellim hashash pastaj.

ME TE LEXUARAT