Ndryshon rezultati i zgjedhjeve në rang vendi, PS bie në 73 mandate, PD 43, LSI 19, PDIU 4

Aktualitet

Ndryshon rezultati i deritanishëm i zgjedhjeve edhe në rang kombëtar. Evoluimi i shifrave në Tiranë, e ka cuar LSI-në në 19 mandate në total në gjithë vendin, me 14.3 për qind të votave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër PS, kryeson me 73 mandate, me 48.2 për qind të votave. PD merr 43 mandate deputetësh me 28.9 për qind të votave.

PDIU merr 4 mandate deputetësh me 4.9 për qind të votave dhe PSD merr një mandat deputeti me 0.78 për qind të votave.

Numerimi i meparshem:

Ndryshimi i rezultatit në qarkun e Shkodrës ka sjellë një raport të ri votash e ndarje mandatesh në rang vendi.

Tashmë sipas KQZ, kur janë numëruar 3699 kuti votimi nga 5362, pra kur janë përpunuar 68.99 për qind e votave në rang vendi, rezultati paraqitet si më poshtë:

PS, 48.33 për qind, 73 mandate

PD, 29.03 për qind, 44 mandate

LSI, 14.43 për qind, 18 mandate

PDIU, 4.78 për qind, 4 mandate

PSD, 0.74 për qind, 1 mandat

ME TE LEXUARAT