Qëllojnë me pistoletë të riun në Krujë, arratisen autorët

Aktualitet

Burimet zyrtare njoftuan se dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e qytetit të Krujës, pasi kanë goditur më pistoletë një 30- vjeçar. Shtetasit F.Rr 48 vjeç dhe Xh.Rr 59 vjeç, të dy banues në Krujë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Tapizë kanë kanosur dhe goditur me qytë pistolete në kokë, duke e dëmtuar 30 –vjeçarin me inicialet M.K.

Njoftimi i policisë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë kanë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

F.Rr. 48 vjeç, banues në Krujë;

Xh.Rr. 59 vjeç, banues në Krujë.

Më datë 24.06.2017, shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Tapizë, Krujë dyshohet se kanë kanosur dhe goditur me qytë pistolete në kokë, duke e dëmtuar lehtë shtetasin M.K. 30 vjeç, banues në Krujë.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale” Plagosja e lehtë me dashje “,” Kanosja” dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në bashkëpunim parashikuar në nenet 89, 84, 278/7, 25 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT