"Rishfaqet" Klement Balili, PS e Delvinës: Po blen vota për LSI-në

Aktualitet

Partia Socialiste e degës së Sarandës ka bërë kallëzim në polici duke akuzuar se përfaqësues të LSI-së në Delvinë po blejnë vota duke shpërndarë 50 Euro.

Kallëzimi është bërë nga kryetarja e degës së PS në Delvinë, Brunilda Meleqi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në kallëzimin e saj, ajo thotë se disa metra para qendrës së votimit, ndodhet një lokal ku qëndrojnë eksponentë të LSI dhe paguajnë qyterarët me 50 Euro për t’i dhënë votën.

Kryetarja e PS në Delvinë thotë se pagesa bëhet nga Bako Balili, i cili është vëllai i Klement Balilit.

ME TE LEXUARAT