Plas në emision live, Çili-Ngjelës: Kujt ia tregon treshen, treshe ka vetëm në seks

Aktualitet
Plas në emision live, Çili-Ngjelës: Kujt ia tregon treshen,

https://www.youtube.com/watch?v=y1nlJkAZEQ8

Mbrëmjen e sotme në emisionin e Rudina Xhungës është bërë një debat i ashpër mes Spartak Ngjelës dhe Henri Çilit.

Ngjela tha se zgjedhjet mund t’i kishte fituar PD, nëse Basha do t’ua kishte lënë vendin Topallit, Patozit dhe Bregut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, Çili i kërkoi Ngjelës një emër të vetëm, duke i thënë se nuk ka treshe në politikë, por në ndonjë vend tjetër.

Ngjela: Në rast se treshja që i futi në parlament, merrte pushtetin dhe ky tërhiqej, nuk dinte nëse fitonte Rama. Basha ra te skema e atyre. Në momentin që pranoi skemën e tyre, në çdo vend të botës që do të ishte, thotë merreni, unë dështova merreni ju. Të jemi realistë, nuk dihej se kush do të fitonte.

Çili: Hipotetike.

Ngjela: Mirë mo mirë, se ti i ke me fakte.

Çili: Ti s’po më thua kush do të jetë lideri që do t’i fitonte këto zgjedhje brenda PD.

Ngjela: Treshja mo, ata tre.

Çili: Ca treshe, ku ka treshe në politikë. Treshe ka në ndonjë vend tjetër. Cili lider dhe cila figurë politike mund t’i fitonte këto zgjedhje?

Ngjela: Mirë, m’i thuaj ti. Nëse nuk di të bësh bisedë akademike, më mirë dëgjo.

Më poshtë dhe videoja:

ME TE LEXUARAT