Kandidati i PS publikon videon e eskortës së Ilir Metës në Lezhë: Ka dalë mendsh...

Aktualitet

Pjerin Ndreu, kandidati i Partisë Socilaiste për qarkun e Lezhës ka publikuar në faqen e tij të Facebook një video ku shihet eskorta shoqëruese e ish-kreut të LSI-së, Ilir Meta.

Meta ishte sot në Lezhë për të parë nga afër se si ishte situata pas sulmit me armë ndaj militantit të LSI-së Florian Dushku.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lidhur me këtë incident të rëndë Pjerin Ndreu ka reaguar ndaj presidentit të zgjedhur, Meta, teksa pyet se kush mund ta ndalojë presidentin që sipas tij është “skandaloz”, por ai akuzon Metën se po shantazhon dhe po kërcënon çdo qytetar të Lezhës.

A ka kush i thote ndal ketij Presidenti skandaloz dhe kesaj te turpshme?! Përfundimisht ky njeri ka dale mendsh dhe po provokon, kërcënon, shantazhon ke i del përpara neper Lezhe! Këtu eskorta e tij është ne Trashan me deputetin e tij ne tentative Petrit Gjoni… TURP!”, shkruan Ndreu në përshkrimin e videos së mëposhtme.

https://www.facebook.com/100009765763688/videos/466611187007736/

ME TE LEXUARAT