Përleshje mes dy personave në qendër të Ballshit, policia procedon 20-vjecarin

Aktualitet

Dy persona jane perleshur mes tyre ne qender te qytetit te Ballshit pak para mesnates se djeshme. Ljami u be me dije nga policia e cila tha se filloi procedim penal per nje 20 vjecar.

Burimet zyrtare bene me dije se nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin: B.J, 20 vjeç, banues në Selitë, Mallakastër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia tha se procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi pasi në datën 24.06.2017, rreth orës 22:30, në qendër të qytetit të Ballshit, pas një debati për motive të dobëta, ka qëlluar me grushta dhe sende të forta shtetasin B.H, 45 vjeç, banues në Selitë, Mallakastër.

Behet me dije se shtetasi B.H pasi mori mjekim në Spitalin e Ballshit, u largua për në banesë.

Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje" parashikuar nga Neni 90 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT