Përfundon numërimi i të paktën 97% të kutive të votimit, PS kryeson me 74 deputetë, PD dhe LSI fundosen thellë

Kliko per me shume info

Vijon procesi i numërimit të votave në shumicën e qarqeve të vendit.

Në rang vendi janë numëruar deri më tani 5281 nga 5362 kuti gjithsej, ndërsa mbeten për t’u numëruar edhe 102 kuti. Në bazë të rezultatit paraprak që prodhojnë këto kuti PS është në avantazh me 749599 vota ose 48% dhe merr 74 deputetë në rang kombëtar.

Kliko per me shume info

Në vendin e dytë renditet PD me 443430 vota ose 29% dhe merr 43 mandate në rang kombëtar. Ndërkohë LSI vijon të renditet forcë e tretë me 222655 vota ose 14% dhe merr 19 mandate deputetësh. PDIU ka 82819 vota ose 5% dhe merr 3 deputë. I vetmi kandidat nga partitë e vogla që momentalisht e ka siguruar hyrjen në Kuvend është Tom Doshi, kandidat i PSD-së në Shkodër.
PD ka humbur 7 mandate, ndërkohë në 2013 kishte 50 deputetë.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here