Përdori euro të falsifikuara për të blerë karburant, 54-vjeçari në Tiranë kapet ''mat''

Aktualitet

Një 54-vjecar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim prej kohësh.

Personi në fjalë, shtetasi Luan Dollomaja akuzohet se tek një karburant në autostradën Lezhë – Zejmen, ka blerë karburant duke përdorur euro të falsifikuara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.06.2017, u arrestua shtetasi në kërkim Luan Dollomaja, 54 vjeç, banues në Tiranë, sepse tek një karburant në autostradën Lezhë – Zejmen, ka blerë karburant duke përdorur kartmonedhë 100 euro të falsifikuar. Parashikuar nga Neni 183 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT