Basha e jashtë listave, Patozi pas votimit: Secili do të korrë atë që ka mbjellë vetë

Aktualitet

Sot është dita e vendimit te sovranit dhe politikanët duhet të heshtin. Kështu është shprehur Astrit Patozi pas votimit në qendrën Nr.1964 tek shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë.

Për Patozin retorika e deritanishme e politikës nuk ka vlerë, pasi çfarë kanë mbjellur do të korrin. "Sot në fakt është dita që flet vetëm sovrani dhe politikanëve u takon më shumë se të tjerëve të heshtin. Është dita e gjykimit të tyre, për atë që kanë bërë dhe nuk kanë bërë në këto 4 vjet. Retorika nuk ka shumë vlerë tani, sepse tek e fundit secili do të korrë atë që ka mbjellë vetë. Nesër në këtë kohë me siguri që do të kemi një rezultat paraprak dhe, sigurisht, jo të gjithë mund të thonë sërish që janë fitues apo forcë e pare", theksoi deputeti i PD.

Ai është skeptik edhe lidhur me pjesmarrjen në votime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Do te doja shumë që shqiptarët të dilnin në shumicë dërrmuese për të votuar, më fort se herët e tjera, por druaj që kjo s’ka për të ndodhur, pasi ndjej që ka një zhgënjim jo të vogel prej ofertave kryesore. Uroj me gjithë shpirt që të jem i gabuar në ketë pikë.

Edhe pse nuk është në listat e PD-së për deputet, Patozi ka shprehur bindjen se demokratët nuk do të shpërdorojnë këtë shans për të ndryshuar Shqipërinë", theksoi Patozi.

Ai deklaroi me tej se : Natyrisht, nuk mund ta fsheh që vemendja ime më e madhe është e fokusuar tek Partia Demokratike, si sfidante e pushtetit, por edhe si forca ime politike. Dhe jam i bindur që demokratët nuk do ta shpërdorojnë këtë shans, si një mundësi, jo vetëm për të ndryshuar Shqipërinë, por edhe fatin dhe të ardhmen e partisë së tyre. Nuk ka vend për pesimizëm. Vetëm kaq mund të them për sot.

ME TE LEXUARAT