Parakalimi i gabuar, theret me thikë një person në Gjirokastër

Aktualitet

Një 38- vjeçar është plagosur me thikë ditën e sotme në Gjirokastër. Sipas burimeve të policisë, bazuar ne hetimet e para te ngjarjes, shkak i krimit ka qenë një parakalim i gabuar me makinë.

Njoftimi i policisë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftohemi se në Spitalin Rajonal Gjirokastër është paraqitur për të marr ndihmë mjekësore shtetasi B.D, 38 vjeç, banues në Fier, pasi është plagosur me mjet mprehës (thikë) nga një shtetas tjetër. Shkaku paraprak i konfliktit sipas deklarimeve të të dëmtuarit dyshohet se është parakalimi i gabuar me mjet nga ana e autorit.

Shtetasi B.D. ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes , po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit

ME TE LEXUARAT