Numërohen 423 nga 460 kuti në Durrës, PS kryeson me 8 mandate. Agron Duka jashtë Parlamentit

Aktualitet

Në qarkun e Durrësit, vijon procesi i numërimit të votave, ku janë numëruar 423 kuti nga 460 kuti që janë në total.

Rezultatet tregojnë se PS kryson, e ndjekur nga PD dhe LSI. Në bazë të rezultatit që prodhojnë kutitë e numëruara, Partia Socialiste ka marrë 66567 vota ose 8 mandate, PD ka marrë 37495 vota ose 4 mandate, ndërsa LSI ka 20947 vota ose 2 mandate.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga rezultatet paraprake të numërimit rezulton se kreu i PAA-së, Agron Duka, i renditur i pesti në listën e Partisë Demokratike në këtë Qark, rrezikon të mos jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm.

ME TE LEXUARAT