Numërimi drejt përfundimit/ PS merr “timonin” me 74 deputetë, LSI surprizon. Ja si u katandis PD

Aktualitet

Procesi i numërimit të votave në rang vendi vijon, ndërsa mësohet se mbeten për t’u numëruar edhe 234 kuti.

Në bazë të rezultatit paraprak që prodhojnë këto kuti PS është në avantazh me 726115 vota ose 48% dhe merr 74 deputetë në rang kombëtar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vendin e dytë renditet PD me 433676 vota ose 29% dhe merr 43 mandate në rang kombëtar. Ndërkohë LSI vijon të renditet forcë e tretë me 217462 vota ose 15% dhe merr 19 mandate deputetësh. PDIU ka 77517 vota ose 5% dhe merr 3 deputë. I vetmi kandidat nga partitë e vogla që momentalisht e ka siguruar hyrjen në Kuvend është Tom Doshi, kandidat i PSD-së në Shkodër.

PD ka humbur 7 mandate, ndërkohë në 2013 kishte 50 deputetë.

ME TE LEXUARAT