Ngjarje e rëndë në plazhin e Vlorës, humb jetën 76-vjecari

Aktualitet

Një pushues është mbytur në “Ujin e Ftohtë” në qytetin e Vlorës. Policia njofton se sot rreth orës 10:55, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, në anë të detit është nxjerrë nga uji në gjendje të rëndë shëndetësore një i moshuar, i cili pas pak minutash ka ndërruar jetë.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e tij dhe trupi i pajetë i përktet M.H., rreth 76 vjeç, banues në Fier. Viktima ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, të cilët kishin ardhur për të pushuar në plazhin e Vlorës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje. Kryhen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e shkaqeve

ME TE LEXUARAT