NASA mohon: Nuk kemi vendosur asnjë kontakt me alienët

Soft

Pak ditë më parë, grupi më i madhe i hakerave, “Anonymous” njoftoi përmes një videoje të postuar në Youtube se NASA shumë shpejt do të publikojë lajmin e madh.

“Haktivistët” pretendojnë në videon e tyre se Agjencia Hapësinore Amerikane do të konfirmojë ezistencën e alienëve, e madje edhe kontaktin me ta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vetë NASA heshti për disa ditë me radhë dhe heshtja e saj u mor për “po” nëpër forume dhe rrjetet sociale. Aq shpejt u përhap lajmi, sa tashmë vetë agjencia është detyruar që të dalë me një njoftim.

“Nuk kemi në plan asnjë njoftim sa i përket formave të jetës jashtëtokësore. Nuk kemi asnjë kontakt. Jemi të vetëm në univers? Këtë nuk e dimë ende, por misioni ynë vazhdon për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje thelbësore”, thotë Thomas Zurbuchen, shkencëtar i NASA-s.

ME TE LEXUARAT