Besnik Mustafaj: Basha nuk di të bëjë politikë! Duhet alternativë, jo vetëm denoncime

Politikë

besnik-mustafaj2015Ish-ministri i jashtëm i Partisë Demokratike Besnik Mustafaj është skeptik ndaj drejtimit që po i bën kësaj force politike Lulzim Basha. “Le të përmendim vetëm një shembull: Gjergj Bojaxhi, pa bërë fare fushatë nëpër sheshe dhe rrugë, pa qenë i pranishëm vizualisht në dekorin e qytetit dhe as me debatet e mëdha televizive, mori 16 mijë vota vetëm brenda qytetit të Tiranës. Kjo do të thotë se qartazi njerëzit po kërkojnë një alternativë. Por alternativa nuk ndërtohet vetëm me denoncime. Alternativa, sidomos nga një parti e madhe si PD, ndërtohet me propozime. Kjo është politikëbërja, të cilën Basha duket se nuk e ka kuptuar. Ose nuk di ta bëjë. Në këtë periudhë dhe më pak se dy vjet që kemi përpara deri në zgjedhjet e ardhshme, Basha duhet t’u tregojë shqiptarëve pse duhet t’i besojnë më shumë atij se Edi Ramës”, thotë Mustafaj në një intervistë për të përditshmen Panorama.

ME TE LEXUARAT