Montonte bomba në bodrumin e banesës, shpërthimi vret 67-vjecarin

Bota

Hetuesit në shtetin amerikan Mejn thonë se një pronar i shtëpisë ka vdekur nga eksplodimi në bodrumin e tij, ku eksperimentonte me eksplozivë.

Zyrtarët thanë se 67 vjeçari, Robert Stuart, është vrarë menjëherë dje në mbrëmje, derisa i përziente materjet eksploduese në shtëpinë e tij në Linkoln, raporton agjencia AP.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia shtetërore i ka gjetur pesë pajisje të improvizuara shpërthyese dhe e ka kryer eksplodimin e kontrolluar të tyre, në oborrin e shtëpisë së të ndjerit Stuart.

Bashkëshortja e të vrarit u tha hetuesve se ai ishte duke bërë pajisje për t’i shkatërruar trungjet e drunjve.

Zyrtarët thanë se dëmet në shtëpi ishin të vogla.

ME TE LEXUARAT