Zv.ministri i LSI: Streha me drita tek kryeministria e shëmtuar, Merkel s`është Lady Gaga

Politikë

shtesa-kryeministriShtesa e strehës me drita, e vendosur në hyrje të kryeministrisë, kundërshtohet dhe kritikohet nga një esksponent i LSI.

Pavarësisht bashkëqeverisjes në koalicion, Zv.ministri i Transportit, Ylli Manjani, njëherazi nënkryetar i LSI-së e ka quajtur atë “një strehë kauçuku të tmerrshme”.

“Ajo streha e kauçukut që është ndërtuar në fasadë është e tmerrshme! Nuk është as estetike e as ligjore”, ka thënë nënkryetari i LSI dhe anëtari i kabinetit qeveritar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Baza e sotme ligjore ndalon ndërhyrjen në objektet e mbrojtura (ndërtesat e bulevardit janë të mbrojtura tashmë). Kështu që, kushdo që mund të ketë dhënë leje, ka gabuar rëndë! Estetikisht, vendosja e kauçukut si strehë e ka prishur fasadën origjinale. Ato mbajtëset që kalojnë përmbi ballkon, që ngjajnë si mbajtëse mbikalimi, plus plastika, e bëjnë atë hyrje të shëmtuar. Ajo strehë sikur u bë për të pritur Lady Gaga¬n dhe jo Angela Merkelin”, thotë ai në një intervistë për GSH.

Manjani kritikon një tjetër projekt të kryeministrit, për hyrjen e re të parkut të liqenit, duke thënë se LSI nuk dëshiron që të preket as edhe një fije bari.

ME TE LEXUARAT