Kush është Mikel Shallari, 24-vjecari i arrestuar për vrasjen e komisar Artan Cukut

Aktualitet

Mikel Shallari, 24 vjec, nga Kucova, është personi i dyshuar në lidhje me vrasjen e komisarit Artan Cuku.

Shallari është shoqëruar mbrëmjen e djeshme nga policia e Tiranës, sic pretendohet me urdhër të prokurorisë së krimeve të rënda.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas arrestimit të 24-vjecarit, drejtori i përgjithshëm i policisë Haki Cako ka shkuar sot në drejtorinë e policisë së Tiranës.

Në orët në vazhdim pritet një komunikim i policisë në lidhje me këtë cështje. Komisari Artan Cuku u vra më 8 prill 2017 në Tiranë.

Artan Çuku ka punuar 16 vjet në polici. Ai ka mbajtur postin e drejtorit të policisë së Vlorës në periudhën 2012-2013. Ka mbajtur edhe detyrën e nëndrejtorit të Policisë për Krimet e Rënda në Tiranë. Artan Çuku ka qenë nëndrejtor policie në Fier.

ME TE LEXUARAT