Vrasësi i komisarit Artan Cuku del në gjykatë, prokuroria: U zbulua nga "duart në xhepa"

Aktualitet

Duart në xhepa kanë identifikuar Mikel Shallarin si autor i vrasjes së komisarit Artan Cuku.

Gjykata e krimeve të rënda ka vendosur sot masën arrest me burg për 24-vjecarin e akuzuar në lidhje me kryerjen e krimit të rëndë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në seancën e ditës së sotme në gjykatë, prokuroria tha se në zonën e vrasjes, policia gjeti rrobat e Mikel Shallarit.

Në xhepat e rrobave janë gjetur mbetje biologjike me profil ADN-je e cila ka përputhje të plotë me profilin e Mikel Shallarit.

Mostra krahasuese është marrë nga Interpol Berna në Zvicër ku i riu 24-vjecar nga Kucova, ka qenë i dënuar dhe i burgosur më parë me akuzen e trafikut te droges. /lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT