Ilir Meta: Hedh votën, reagoni kundër kujtdo që bën presion

Aktualitet

Ish-kryetari i LSI dhe Presidenti i zgjedhur Ilir Meta votoi në çerdhen nr.13 në kryeqytet, i shoqëruar nga bashkëshortja Monika Kryemadhi dhe vajza e tyre e madhe Bora e cila voton per here te pare.

Gjatë fjalës pas votimit, Meta bëri thirrje që qytetarët të votojnë në këtë ditë të demokracisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-kreu i LSI theksoi se qytetarët shqiptarët duhet të votojnë kundër presioneve.

“Në radhë të parë më lejoni t’ju uroj Bajramin. Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë, është një ditë që duhet të jetë festa e demokracisë. Duhet të jetë dita e qytetarëve dhe jo dita e politikanëve.

Sepse janë qytetarët që duhet të thonë fjalën e tyre. Ata duhet të votojnë kundër kujtdo që bën presion, duhet të votojnë me ashpërsinë më të madhe kundër kujtdo që kërkon të blejë të ardhmen e tyre. Shqiptarët do tregojnë se liria dhe dinjiteti i tyre nuk ka çmim”, tha Ilir Meta.

ME TE LEXUARAT