Mbyllen votimet në Kosovë, dalin Exit-Pollet për fituesin e zgjedhjeve

Kosovë&Rajon

Sipas rezultateve të Exit Poll, në zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë prin Koalicioni PDK-AAK-Nisma me 40 për qind, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 30 për qind dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa 27 për qind. Të tjerët kanë marrë tre për qind.

Shkëlzen Maliqi ka thënë se Exit Polli është një matje e momentit dhe gjatë procesit kur dalin votuesit nga vendvotimi i presin aty dhe i pyesin se për kënd keni votuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai tha Exit Poll është projeksion dhe se në këtë projekt kanë anketuar 2500 respondentë.

Maliqi ka theksuar se me këtë metodologji në zgjedhjet e kaluar kanë pasur rezultatin më të mirë se sa KQZ-ja.

PDK-AAK-NISMA: 40.5

Lëvizja Vetëvendosje: 29.9

LDK-AKR-Alternativa: 27.2

Kosova votoi

Sot në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të drejtë vote kanë pasur më shumë se 1 milion e 872 mijë qytetarë, me mundësi votimi në 889 qendra të votimit. Nga votimet e sotme do të përcaktohet përbërja e ardhshme e Kuvendit të Kosovës, i cili ka 120 ulëse.

Të gjitha vendvotimet, me disa përjashtime, janë hapur në orën 07 00 të mëngjesit, janë mbyllur në orën 19 00.

Në garë për të siguruar vende në Kuvend kanë qenë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.

Zgjedhjet janë vëzhguar nga më shumë se 29 mijë vëzhgues nga partitë politike, organizatat joqeveritare, nga Bashkimi Evropian si dhe ambasadat e akredituara në Prishtinë.

Policia dhe organet e drejtësisë kanë mbikëqyrur gjithë procesin dhe kanë paralajmëruar masa të rrepta ndaj shkelësve.

Radio Evropa e Lirë ka mbuluar gjatë gjithë ditës gjithë procesin e zhvillimit të zgjedhjeve në kohë reale me lajmet më të reja.

Ndërkaq, do të vazhdojë të sjellë informacionet më të reja për pjesëmarrjen në nivel vendi, si dhe rezultatet e numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

ME TE LEXUARAT