Përmbyset makina në Mirditë, një i vdekur dhe një i plagosur

Aktualitet

Një aksidenti i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Mirditë, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Milot-Rubik, në vendin e quajtur Fang në Mirditë, ku automjeti i drejtuar nga shtetasi A.SH, 45 vjeç, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë drejtuesi i mjetit dhe është plagosur rëndë shtetasi me iniciale V.K. i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Rrëshenit është dërguar në spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i këtij aksidenti është humbja e kontrollit të mjetit prej shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Policia dhe grupi hetimor të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes, po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT