Megi Topalli dhe Luiz Ejlli i japin fund lidhjes disa vjecare?!

Showbiz

Ditët e fundit në mediat rozë po qarkullon lajmi se vajza e deputetes Jozefina Topalli dhe këngëtari i njohur Luiz Ejlli i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Dyshimet e para u hodhën pasi në profilet e tyre respktive në rrjetet sociale, dyshja e njohur nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin. Asnjë gjurmë të njëri tjetrit në Instagram apo Facebook, nuk ka.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Luizi në fakt sot i ka shtuar dyshimet pasi në një video të postuar në Facebook shfaqet duke kënduar “Uomini Soli” dhe, shkruan “për të gjithë meshkujt që janë vetëm”.

Kjo gjë në fakt, e ka konfirmuar disi ndarjen e Luizit me Megin, por që gjithsesi pa një prononcim të çiftit, asgjë nuk është e sigurt.

Duket se kënga italisht “Për të gjithë meshkujt që janë vetëm” është thjesht një këngë që s’ka lidhje me ta.

https://www.facebook.com/100008322314285/videos/1909188749368517/

ME TE LEXUARAT