Luan Rama: Rilindja dhunon simpatizantë të LSI, të shkarkohet Haki Çako

1790
Kliko per me shume info

Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka kërkuar shkarkimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako pas denoncimeve se janë dhunuar simpatizantë të LSI në Pukë dhe Fushë-Krujë.

Në një deklarate për mediat, Luan Rama tha se banditë të Rilindjes kanë dhunuar koordinatorin e LSI në Fushë Krujë dhe dy gra në Pukë, konkretisht kryetaren e LSI dhe atë të LSI në këtë qytet.

Kliko per me shume info

“Për të denoncuar përshkallëzimin e akteve të dhunës, të bandave të organizuara politike që në mbështetjen e strukturave të veçanta të policisë së shtetit, sot janë shfaqur me fytyrën e tyre të vërtetë.

Konkretisht sic edhe e ndodqëet, është goditur publikisht në mes të qytetit, Blerim Cela, veprimtar, anëtar ii LSI-së, koordinator i yni, i cili së bashku me disa të tjerë prisnin të fillonin punën në zyrën e LSI-së atje.

Mosveprimi i komisariatit të policisë në Fushë Krujë është skandaloz, ashtu sikurse është mosveprimi i komisariatit në Pukë, ku burra, cuopa e banditë të Rilinjdes kanë dhunuar dy gra të LSI-së.

Në njoftimet që na vijnë nga strukturat tona në qarqe, më konkretisht nga Shkodra e nga qarku i Durrësit, rezultojnë të identifikuar persona konretë.

Kjo situatë e gjen motivin tek thirrjet skandaloze të kryetarit të rilindjes, i cili i bën thirrje policisë që të shkojë të marrë vota dhe jo të zbatojë ligjin!

Mosveprimi përkundër këtyre rasteve skandaloze, është bashkëfajësi ndaj këtyre akteve të dhunës! Përballë këtyre dhunavem qytetarët do të jenë të detyruar, që të ruajnë veten. Kërkoj distancim të menjëhershëm të strukturave të larta të Rilindjes!”-tha Luan Rama.

Akuza ndaj kreut te policise ka artikuluar sot dhe jo vetem, edhe ish-kreu i LSI, Presidenti i zgjedhur Ilir Meta.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here