Kandidati i LSI-së mesazh Taulant Ballës: Mos u merr me banditë, se “vëllazëria” me ta nuk të mban gjatë

Politikë

Kandidati për deptutet i LSI-së në qarkun e Tiranës, Ardit Çela i është përgjigjur socialistit Taulant Balla, pasi ky i fundit sulmoi ashpër Ilir Metën. Me një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Çela i pohoi Ballës se vota e lirë e shqiptarëve nuk është si fletët e punësimit të Ramës apo si tenderat që ka fituar sipas tij familja e deputetit të PS-së.

Kandidati i LSI, i sugjeroi Ballës mes të tjerash se ‘Mos u merr me banditë e vëllezër banditësh se “vëllazëria” me ta nuk të mban gjatë!’

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

MESAZHI I ARDIT CELËS

Ti je Taulanti, te gjithë të njohin!…

Me shumë vonesë, po ja që u shfaq edhe Taulanti! Dhe mirë bëri se si mund të mungonte ai i kudoshfaquri, përherë gati e përherë i njëjti, i cili na qenkërka zemëruar prej vendosmerisë së LSI-së,për të mos lejuar askënd që të mund të prekë votën e lirë dhe vullnetin legjitim të shqiptarëve!

Po pse more Taulant, çfarë e di votën e shqiptarëve ti, si ato fletët e punësimeve për militantet e rilindjes së Edit që i plotësonin formularët në zyrën tënde?

Apo si tenderat e shumtë për tëe afërmit e tu?!…

O Taulant shiko kë ke pranë e merru me ta! Mos u merr me banditë e vëllezer banditësh se “vëllazëria” me ta nuk të mban gjatë! Është një lojë së cilës askush nuk ja ka parë hajrin! Mos u bëj zëmarrës e as zëdhenës për ta! Sepse nuk thonë kot në Librazhd “Taulanti ha në çdo çanak!…”

Dhe si mund të ndodhë ndryshe; ti je Taulanti, të gjithë të njohin!

ME TE LEXUARAT