Lazarati, rinis gjyqi ndaj "grupit të zjarrit" që sulmoi policinë

Aktualitet

Rinisi nga fillimi procesi gjyqësor ndaj 11 të rinjve nga fshati Lazarat, tre prej të cilëve dyshohen se janë vrasësit e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha.

Procesi ndaj të rinjve nga fshati jugor zgjati një vit pasi u aplikua gjykimi i shkurtuar. Por pasi prokuroria shpalli pretencën duke kërkuar 3 burgime të përjetshme dhe 144 vite burg në total, avokati Ilir Murati kërkoi të zhvillohej gjykimi i zakonshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas avokatit, kjo kërkesë vjen për shkak se dëshmia e dëshmitarit Klodian Selimi është kontradiktore dhe e paqartë. Në seancën e kësaj të mërkure, prokurori rilexoi kërkesën për gjykim, ndërsa të gjithë avokatët, përveç Muratit kërkuan sërish gjykim të shkurtuar.

Avokati Murati përfaqëson interesat e Elvis Boçit, i cili dyshohet se ishte në grupin e zjarrit që qëlloi me armë ndaj policisë, gjatë planit të të dyshuarve për të rimarrë Lazaratin dhe për të rikthyer mbjelljen e hashashit./tch

ME TE LEXUARAT