Burg përjetë babait që përdhunoi dhe la shtatzënë të bijën

Bota

burgNjë burrë është dënuar me burgim të përjetshëm pasi la shtatzënë vajzën e tij, të cilën e kishte përdhunuar në mënyrë të përsëritur prej kur ajo ishte vetëm 10 vjeçe.

Burrit, emri i të cilit nuk është bërë publik për arsye ligjore, i është dhënë një dënim me burgim të përjetshëm nga Gjykata Mbretërore e Derbyt, Britani e Madhe, e cila ka dëgjuar dëshmi sesi ai “ia shkatërroi jetën vajzës së tij” me anë të abuzimit seksual.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por çka ka shokuar edhe më tepër opinionin publik mbi këtë histori ishte fakti se vajza, teksa shihte abuzuesin e saj në bankën e të akuzuarve, vrapoi drejt tij duke thirrur: “Unë të dua dhe s’dua të të humbas”, transmeton BW.

Babai e kishte përdhunuar të bijën ndërsa ajo kishte mbetur shtatzënë. Madje, në përpjekje për të ndërprerë shtatzëninë pa ngritur shqetësime, ai e kishte nxitur vajzën e tij për të vazhduar të merrej me sportin e kick boks­it. Historia u zbulua kur vajza kishte refuzuar t’i rrëfente autoriteteve se kush ishte babai i foshnjës. Në këto kushte, gjykata kishte urdhëruar një test atësie. Çifti ia mbathi, por u kap nga policia.

ME TE LEXUARAT