Çfarë po ndodh në Kavajë? Pritet numërimi i votave për kryetar Bashkie , FNSH blindon KZAZ

Aktualitet

Në Kavajë, pritet së shpejti të nisë numërimi i votave për kryetarin e ardhshëm, mes kandidatëve Maksim Koni për LSI-në, Isa Sakaj për PD-në dhe Dorian Muratin e PS-së.

Mësohet se në këtë proces, policia dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë blinduar KZAZ nr 42. Janë 84 kuti votimi me 23 mijë vota që do të numërohen. Numërimi pritet të nisë në orën 10:00.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ka forca të shumta të policisë dhe FNSh të cilat kanë blinduar KZAZ . Në këtë KZAZ pati një përplasje mes vëzhguesve të PS-së dhe LSI-së dhe pasditen e djeshme kur po numëroheshin votat për zgjedhjet parlamentare.

Ndërkohë PD nuk arriti të rimerrte dot bastionin e saj historik.

ME TE LEXUARAT