Dhuna ndaj LSI, Kryemadhi ka një mesazh për Ramën dhe një paralajmërim për Çakon!

Kliko per me shume info

Monika Kryemadhi ka shkruar në rrjetin e saj social një mesazh të qatë për dy përfaqësueset e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Pukë, të cila u dhunuan psikologjikisht nga përfaqësues të Socialistëve, siç edhe ato u shprehën.

Në shkrimin e saj të gjatë, Monika Kryemadhi i është drejtuar kryeministrit, duke  i kërkuar që të vërë “gishtin në kokë” dhe të heqë dorë nga arroganca e pushtetit, pasi sot, për herë të parë, nuk janë dhunuar thjesht dhe vetëm dy përfaqëesue të LSI-së, por në rradhë të parë dy femra.

Kliko per me shume info

“Të gjitha rastet e dhunës ndaj militantëve të LSI janë të shëmtuara, të dënueshme dhe të paprecedentë. Por rasti i dhunimit të dy grave në Pukë është forma më e shëmtuar e dhunës, që mesa duket këtë herë frymëzohet nga ai që duket si modern, por që thellë fsheh komplekset psikologjike.

Ndërsa jo rrallëherë ka qenë në qendër të akuzave si dhunues i grave të tij, ai që sot hesht përballë këtyre fakteve tronditëse bën mirë ti vërë gishtin kokës dhe të heqë dorë nga arroganca e pushtetit.”- shkruan Monika Kryemadhi.

Më tutje, Kryemadhi ka shtuar se askush nuk mund ta ndalë fitoren e LSI-së, dhe se akush nuk i trembet falangave të krimit. Nënkryetarja e LSI-së i ka drejtuar një paralajmërim kreut të Policisë së Shtetit Haki Çako, duke i thënë se të mos guxojë të prekë asnjë militant apo mbështetës të LSI-së përmes grupeve të inkriminuara të policisë.

“Dhe si grua, si nënë dhe si politikane që kam kaluar shumë fushata dhe incidente, por asnjëherë dhunë ndaj dy zonjave, paralajmëroj dhe njëherë Haki Drogën të mos guxojë të prekë asnjë militant apo mbështetës të LSI.

Mos ti shkojë ndërmend se uniforma apo shefat e drogës që e mbajnë ende në detyrë do ta shpëtojnë nga përgjegjësia për atë që po përpiqet të kurdisë. Sikundër siguroj Saimirën, Rominën dhe të gjithë mbështetësit tanë se jemi më të fortë se kurrë në fitorën tonë. Dhe se askush nuk mund ta ndalë uraganin e fitores së forcës së parë të zgjedhjeve të qershorit.”- shkruan Kryemadhi.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here