Kryemadhi lëshon “bombën” për ambasadorët: Sa më krizë të ketë Shqipëria, atyre u rriten rrogat

Aktualitet

Nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur kundra ambasadorëve të huaj në Shqipëri.

Në emisionin “Studio e Hapur”, Kryemadhi akuzoi ambasadorët se kërkojnë të ketë destabilitet në Shqipëri. Sipas saj, askush nga ndërkombëtarët nuk foli për drogën, por sa më shumë të ketë destabilitet vendi, aq më shumë u rritet rroga atyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sa më destabilitet të ketë Shqipëria aq më rroga të larta kanë ata, aq më shumë honorare marrin ata. Dëgjuat ndonjë ndërkombëtar të fliste për drogën?”,- tha Kryemadhi.

Ndërkaq, ajo u shpreh se sa herë vijnë ndërkombëtarët në Shqipëri, ne na ndryshojnë ligjet.

“I ndryshojmë ligjet sipas shteteve që kanë ata”, shtoi më pas Kryemadhi.

Kandidatja e LSI për Elbasanin, Kryemadhi u shpreh se PS dhe PD nuk do të arrijnë t’i bëjnë së bashku 71 mandate në zgjedhjet e 25 qershorit.

ME TE LEXUARAT