Krimi në Vlorë/ Hetimet ‘’flasin’’, pse e ekzekutuan tropojanin sa hapi derën

Aktualitet

Policia e Vlorës në bashkëpunim me kolegët në Tropojë, kanë zbardhur disa detaje të reja mbi vrasjen e tropojanit me 4 plumba në sy të gruas në Vlorë.

Sipas të bluve, viktima nuk kishte asnjë problem hasmërie dhe as precedentë në vendlindjen e tij. Fillimisht u dyshua se vrasja e 40-vjeçarit mund të kishte lidhje me ndonjë hasmëri të mundshme në vendlindjen e tij, por burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se u është konfirmuar se i ndjeri nuk ka pasur probleme të kësaj natyre dhe as me ligjin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo e ka vështirësuar punën e policisë për të zbardhur motivin e krimit të rëndë që ndodhi në banesën e marrë me qira të Sinanit. Paraprakisht dyshohet se Sinani mund të jetë qëlluar me armë zjarri për shkak të ndonjë konflikti të kohëve të fundit në Vlorë.

Ai punonte kryesisht në ndërtim, punë të cilën e siguronte duke dalë në sheshin “Omonia” në Vlorë. Ishte shpërngulur nga Tropoja para pesë vitesh, pasi ishte martuar me një vlonjate, ndërsa mësohet se nuk kishin fëmijë.

E shoqja punonte në një ndërmarrje fason dhe kushtet e tyre ekonomike ishin mjaft të pakta. Për këtë shkak, policia nuk ka ende një pistë në lidhje me motivin e krimit.

Në vendin e ngjarjes Policia gjeti edhe armën e krimit, një pistoletë të llojit “Bereta”. Blutë janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e një tjetër personi, i cili ka qenë pjesëmarrës në krim. Banorët u shprehën se nuk janë në dijeni se familja Sinani kishte probleme dhe se burrë e grua jetonin në kushte të vështira ekonomike.

ME TE LEXUARAT