Kreu i misionit vëzhgues të BE reagon për përfshirjen e Ilir Metës në fushatë: Presidenti duhet të…

Aktualitet

Kreu i misionit vëzhgues të BE, eurodeputeti Eduard Kukan ka folur për herë të parë sot edhe për përfshirjen e Presidentit të zgjedhur Ilir Meta në fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit si dhe deklaratat e tij.

Ai zgjodhi të përgjigjet në mënyrë diplomatike pyetjes se nëse e cenon angazhimi i Presidentit të zgjedhur procesin zgjedhor duke sjellë shembuj nga vende të tjera të zhvilluara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Më detyroni të jem diplomatik në përgjigje… Zoti Meta është zgjedhur president në parlament nga shumica kushtetuese dhe unë do iu përgjigjem që në vende të tjera presidenti nuk është anëtar partie sepse duhet të kryejë detyrat e tij dhe të paanshme për të gjithë vendin. Uluni dhe mendojeni deklaratën dhe gjejeni përgjigjen aty”, deklaroi Kukan.

ME TE LEXUARAT