Pranga shtatë personave në Tiranë, mernin kredi me dokumente false

Aktualitet

Policia e Tiranës arreston shtate persona qe merrnin kredi me dokumente te falsifikuara. Burimet zyrtare bene me dije finalizimin e operacionit "Kredia".

Burimet zyrtare thane se më datë 22.06.2017, Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik- Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Kredia”, në kuadër të të cilit janë arrestuar shtetasit:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arjel Sulejmanaj, 46 vjeç, banues në Tiranë

Elsad Zhabjaku, 23 vjeç, banues në Tiranë

Riselda Hoxha, 32 vjeçe, banuese në Tiranë

Albert Shirka, 54 vjeç, banues në Tiranë

Ertgrent Boshti, 26 vjeç, banues në Tiranë

Luan Dana, 56 vjeç, banues në Tiranë

Sonila Berberi, 26 vjeçe, banuese në Tiranë

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit R. H.

Policia tha se për këta shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se në kohë të ndryshme duke përdorur dokumentacione të dyshuara të falsifikuara prej tyre, kanë përfituar kredi konsumatore në shuma të ndryshme pranë një Shoqërie Financiare që ofron kredi.

Pas zbulimit të kësaj skeme mashtrimi me dokumenta të dyshuara të falsifikuara, është bërë arrestimi i shtetasve të sipër përmendur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

- Dy vula të falsifikuara me logon “Instituti i sigurimeve shoqërore Tiranë”

- 8 vërtetime të institucionit të sigurimeve shoqërore të dyshuara të falsifikuara

- 6 celular të markave të ndryshme.

- Një automjet tip "Fiat"

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipër përmendur, për veprat penale, “Falsifikim i dokumentave, i vulave, stampave dhe formularëve" dhe "Mashtrim me kredi" i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 190/2, të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT