Korçë/ Përfaqësuesit e PD-së kërkojnë ndërprerjen e votimit: PS po iu bën presion qytetarëve

Aktualitet

Problemet e para në procesin zgjedhor po vijojnë të shfaqen akoma më tepër. Kandidati i PD-së për deputet në Korçë Ervin Salianji ka denoncuar disa zyrtarë dhe komisionerë të PS-së për presion ndaj votuesve. Sipas tij, Artan Fraolli, kryetar i PS Sheqeras dhe Skënder Nakoleci i LSI-së janë komisionerë dhe porosisin njerëzit për të votuar.

Për këtë arsye përfaqësuesit e PD-së kanë kërkuar ndërprerjen e votimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Shkëlqim Nakoleci, kryetar i PS Sheqeras, kërcënon komisionerët dhe votuesit. Jemi detyruar të bllokojmë procesin”, ka deklaruar Salianji.

Po kështu, Salianji thotë se në Veliternë, procesi i votimit është bllokuar sepse 20 persona të administratës së PS rrinë tek hyrja për të ndikuar tek zgjedhësit.

“Në Orman, Behar Kreka ka votuar hapur për PS. Komisionarët tanë e kanë nxjerrë të pavlefshme dhe i ka kërcënuar. Ata po bëjnë kallëzim penal”, tha Salianji.BW

ME TE LEXUARAT