Zgjedhjet e 25 qershorit, ja si voton komuniteti LGBTI

Aktualitet

Votuesit  LGBTI, në kuadër të nismës “Mendo Politikisht” ndërmarrë nga Pro LGBT dhe Aleanca LGBT kanë shprëndarë disa sondazhe për votën e tyre të dielën.

Sondazhi më poshtë nuk synon të paraqesë preferencat partiake të komunitetit, por qëndrimet e tij për çështje të ndryshme politike si: E drejta e votës, aksesi i barabartë në shëndetësi, diskriminimi në ambientet e punës dhe shkollës, dhuna në familje etj. Nga rezultatet vihen re disa gjetje kryesore:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vetëm 14% e të anketuarve janë shprehur se nuk do të votojnë në zgjedhjet e 25 qershorit. 69% janë të sigurt se do të votojnë, shifër kjo më e lartë krahasuar me votën e përgjithshme të popullsisë, që në zgjedhjet e kaluara ka qenë rreth 53%. Ndërsa 17% i mbetur është shprehur se nuk e ka vendosur ende nëse do të votojë.

Në një masë të madhe (75%), të anketuarit janë përgjigjur se vota e tyre ndikohet nga programet e partive politike ndërsa vetëm 11% shprehen se ndikohen nga premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale.

Të anketuarve u është kërkuar të zgjedhin mes 5 çështjeve, që ata mendojnë se janë më të rëndësishme për komunitetin LGBTI. Çështja më e rëndësishme është ndalimi i diskriminimit në punë dhe sistemim arsimor me 80%, duke vazhduar më tej me ndalimin e dhunës në familje 62%. Ndryshe nga sa paraqitet në media, e drejta për të krijuar familje është në vendin e tretë me 50% e ndjekur nga e drejta për akses të barabartë në shëndetësi 47%.

1. Ndalimi i diskriminimit në ambientet e punës dhe sistemin arsimor për shkak të orientimit seksual apo identitetit gjinor 80%2. Masa parandaluese për dhunën në familje ndaj komunitetit LGBTI 62%3. E drejta për të krijuar një familje 50%4. E drejta për akses të barabartë në shëndetësi, veçanërisht për komunitetin transgjinor 47%5. Tjetër (Punësimi, të gjitha janë të rëndësishme, e drejta për pronën, barazi)

ME TE LEXUARAT