Trukimet, Komisioni i Etikës ndëshkon rëndë Skënderbeun, i hiq titullin e 2015-2016

Sport

Pas disa shtyrjeve, Komisioni i Etikës ka marrë sot vendimin për dënimin e Skënderbeut për trukim të rezultateve të ndeshjeve të sezonit 2015-2016.

Skënderbeut i është hequr titulli kampion i sezonit 2015-2016, ndërsa i janë zbritur 12 pikë nga sezoni i sapo mbyllur. Megjithatë kjo nuk ka ndikuar në pjesëmarrjen e korçareve në Europa League në sezonin e ardhshëm.

Përveç këtyre ndëshkimeve, Komisioni i Etikës i ka vendosur edhe një gjobë prej 2 milionësh lekë të reja Skënderbeut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne bazë të nenit 17, 18 e vijues të Kodit të Etikës dhe Neneve 16, 68/2, 134 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive vendosi: “Deklarimin fajtor të Klubit Sportiv Skënderbeu për komplotim në influencimin e rezultateve të ndeshjeve në kundërshtim me etikën sportive për sezonin 2015-2016; Heqjen e Titullit “Kampion” për sezonin 2015-2016; Dënimin e KS Skënderbeu me gjobë në masën 2.000.000 (dy milion) lekë; Dënimin e KS Skënderbeu me zbritjen e 12 (dymbëdhjetë) pikëve nga klasifikimi për sezonin 2016-2017; Kundër këtij vendimi, lejohet ankim sipas nenit 18 të Kodit të Etikës”, thuhet në vendimin e marrë nga Komisioni i Etikës.

ME TE LEXUARAT