Aksioni në Lezhë, 46-vjecari habit policinë, kishte fshehur kokainën në oriz

Aktualitet

Goditet një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si dhe ndalohet një shtetas në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Policia njoftoi se ka bllokuar 46, 67 gram lëndë narkotike Kokainë dhe ka arrestuar në flagrancë një shtetas i cili e kishte fshehur kokainen ne oriz.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burimet zyrtare kane thene se më datë 16.06.2017, nga Seksioni kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si dhe vendosjes para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

Elton Gjini, 46 vjeç, banues në Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar tek Kryqëzimi i Shënkollit, në mjetin e tij tip BMW të cilin po e drejtonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi prej 46, 67 gram lëndë e dyshuar narkotike Kokainë.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT