Kërkohej në gjithë Evropën, kapet në Itali 30-vjeçari shqiptar

Aktualitet

Policia italiane në qytetin e Carsoli ka arrestuar një shqiptar pasi autoritetet belge kishin lëshuar një urdhër arresti ndaj tij.

Në pranga është vendosur shqiptari E.R 30 vjec, i akuzuar nga drejtësia belge për vjedhje, pjesëmarrje në organizatë kriminale e trafiqe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia e ndaloi shqiptarin në rrugë për kontroll rastësor dhe më pas zbuloi se ai rezultonte në kërkim ndërkombëtar.

Pas arrestimit shqiptari u transferua në burgun e Avezzano, ku pritet të ekstradohet drejt Belgjikës.

ME TE LEXUARAT