Italiania shtyp qëllimisht për vdekje me makinë ish të dashurin shqiptar

Një 43 vjecare italiane ka shtypur për vdekje me automjetin e saj ish partnerin shqiptar i cili eshte njëkohësisht dhe babai i fëmijës së saj. Sipas të dhënave të para ajo e kishte denoncuar në polici kohë më parë për ngacmim dhe përndjekje.

Keshtu ka pasur një përfundim tragjik reagimi i një gruaje italiane që përndiqej nga ish partneri i saj shqiptar. Kur e ka parë përballë saj të armatosur me një thikë, në parkingun e vendit të saj punës, gruaja është përpjekur të largohet me automjetin e saj duke e shtypur. Shqiptari humbi jetën për shkak të plagëve të marra

LEXO EDHE:  Meta: Toleranca fetare është një pasuri e çmuar për shqiptarët
Kliko per me shume info

Ngjarja ka ndodhur rreth orës tetë të mëngjesit të së hënës në Bergamo. 43 vjecarja po shkonte në bibliotekën e zonës ku punonte si nënpunëse dhe në parking po e priste i armatosur me thikë ish partneri i saj shqiptar, njëkohësisht dhe babai i fëmijës së saj.

Ajo e kishte denoncuar dhe në të kaluarën për përndjekje dhe ngacmim. Sipas të dhënave të para të policisë italiane gruaja drejtonte automjetin në gjendje paniku dhenë kohën kur ish partneri i saj vijoi ta ndiqte, ajo e shtypi.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here