ISIS paralajmëron fushatë terrori në Ballkan, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën

Kosovë&Rajon

Grupi terrorist i Shtetit Islamik ka paralajmëruar valë terrori në të gjitha shtetet e Ballkanit, pas sulmeve të përgjakshme në Evorpë. “Jo, betohemi në Allah, ne nuk e kemi harruar Ballkanin”, paralajmëroi versioni boshnjak i revistës së ISIS-it “Rumiyah”, në një kërcënim të ri për valë terrori në rajon.

Në artikullin “Ballkani – Gjak për armiqtë, mjaltë për miqtë”, ISIS kërcënon në mënyrë direkt Serbët dhe Kroatët për rolet e tyre në luftrat ballkanike por edhe myslimanët ‘tradhtarë” ndaj besimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Së shpejti ushtarët e kalifatit do të ecin përmes Beogradit, Zagrebit, Sarajevës, Tiranës, Prishtinës, Shkupit dhe qyteteve të tjera duke prerë kokat dhe derdhur gjakun e të pafeve”, paralajmëron revista.

Artikulli paralajmëron se të gjithë tradhtarët e besimit islam në Bosnje, Serbi, Sanxhak, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni do të shfarosen nëse “nuk kthehen në Islam”.

“Gjaku juaj është më i ëmbël se ai i serbëve dhe kroatëve për ne”, thuhet në revistë, sipas “Balkan Insight”.

Versioni në gjuhën boshnjake i revistës së ISIS-it që prej shtatorit të kaluar ka justifikuar sulmet e grupit terrorist anekënd botës.

Revista publikohet në shumë gjuhë, përfshirë arabishten, anglishten, turqishten, gjermanishten dhe Frëngjishten. Emri i saj në arabisht do të thotë “Romë” dhe mendohet se aludon rrëzimin e Perandorisë Romake.

Sipas të dhënave zyrtare, Bosnja është një prej eksportuesve kryesore të xhihadistëve në Lindjen e Mesme.

ME TE LEXUARAT